Kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë këtë të mërkurë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Mbledhja do të mbahet në orë 13.00, në sallën ‘Azem Hajdari’ në selinë blu.
Ky hap vjen pasi të tjerë deputetë demokratë u përjashtuan nga parlmenti, mes një përlasjeje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës që ka filluar për skandalin “McGonigal”.
Seancat parlamentar janë zhvilluar me debate dhe tensione të shumta, deri në bllokumin e Kuvendit, teksa jashtë nuk kanë munguar protestat me të radhës që është lajmëruar për ditën e nesërme. /albeu.com