“Të pastrosh tapetin, të del djersa”, punët e shtëpisë fusin në sherr Kiarën dhe Oltën

Punët e shtëpisë janë bërë nxitës debatesh mes banorëve në Big Brother. Këtë herë mes Oltës dhe Kiarës, kjo e fundit lidere për këtë javë.

Kiara i ka kërkuar Oltës të pastrojë, ndërsa debati ka agravuar, pasi kjo e fundit nuk ka dëshirë të marrë urdhra, sepse detyrat e saj i ka kryer.

“Unë pastroj tapetin, është punë burrash, të del djera, të del shpatulla”, ka thënë Olta, e cila ka shtuar se gjithashtu ka qejf të ngacmojë moderatoren.

Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se Olta ka filluar ta ngacmojë që nga momenti që u bë lidere.


Shtuar 7.03.2023 22:07