Të paktën gjashtë persona u plagosën sot nga bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë, njoftoi guvernatori i rajonit në llogarinë e tij në Telegram.
Sipas Wichislav Gladkov, dy persona u plagosën në granatimet e fshatit Glotovo, tre të tjerë në rajonin e Grayvoron dhe një në fshatin Zamostie.
Të gjitha këto lokacione janë afër kufirit ukrainas dhe në zonën ku është duke u zhvilluar inkursioni i militantëve, sipas autoriteteve ruse.
There is no panic in Belgorod!
Except for these Russian helicopters in Belgorod cutting the grass with their countermeasures.
So might be a littttttle panic. pic.twitter.com/91DCVsEggL
— Saint Javelin (@saintjavelin) May 22, 2023
Gladkov tha se tre shtëpi dhe një ndërtesë administrative lokale u dëmtuan gjatë sulmit nga Ukraina.
Në Greyvoron, sipas guvernatorit, të plagosurit janë dy burra dhe një grua që u dërguan në spital.
Tre shtëpi private janë dëmtuar dhe janë përfshirë nga flakët.
Në fshatin Zamostie, sipas Gladkov, një predhë ka rënë në një kopsht fëmijësh, si rezultat i së cilës është përfshirë nga flakët dhe një grua është lënduar në duar.
Belgorod. pic.twitter.com/uGaqFg6uM5
— Clash Report (@clashreport) May 22, 2023
Asaj i është ofruar ndihma e parë në vend.
Guvernatori i rajonit deklaroi se plani “Edelweiss” është vënë në zbatim .
Më herët Legjioni “Liria në Rusi” dhe “Korpusi i Vullnetarëve Rus” kishin njoftuar se po kryenin një operacion në distriktin Grayvoron të rajonit të Belgorodit./Albeu.com/