Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

Shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie në provincën jugperëndimore Baluçistan të premten, teksa njerëzit janë mbledhur për ta festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Policia dyshon se sulmi ka qenë vetëvrasës në tubimin e besimtarëve në qytetin Mastung.

Zyrtarët kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Policia ka thënë se viktimat janë duke u transportuar në dy spitale.

Ministri i Brendshëm Sarfraz Bugri e ka konsideruar shpërthimin “akt të urryer”.

Shumë pamje në rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit duke u transportuar nga emergjenca dhe banorët lokalë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /REL


Shtuar 29.09.2023 13:44