Pak pasi kryeministri Edi Rama u largua nga Librazhdi, të rinjtë e FRESSH kanë organizuar një festë .
Një video është publikuar nga JOQ ku kryetarja e FRESSH-it në Librazhd, Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë Socialiste në një ambient të mbyllur për të festuar.
View this post on Instagram
Megjithëse kryeministri ka bërë një propagandë të vazhdueshme për të respektuar masat anti-Covid dhe se e keqja sipas tij po vjen nga partitë e tjera, duket se Rama e ka brenda në partinë e tij ‘ të keqen’.
Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it në Librazhd i kërkon të rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë telefonin nga dora. Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të rinjve dhe një ‘mega party’ tjetër kur kryeministri të vij sërish.