“Të mbushë valixhet dhe të largohet”, Fevziu tallet keq me Bashën: Edhe në kooperativat bujqësore, nëse të vidhni një herë, as roje nuk bëheshe më

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për humbjen dramatike të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

I pyetur për argumentin e Bashës se zgjedhjet u manipuluan, Fevziu tha se ky argument nuk ka asnjë kuptim dhe bëri një krahasim me diktaturën, ku edhe “një kooperativist po të vidhenj një herë, nuk e vinin më as roje”.

“Edhe në kohën e Enverit në kooperativat bujqësore, por të të vidhnin një herë, as roje nuk të vinin më. Nëse këtë e vjedhin kaq shumë herë, të mbushë valixhet dhe të largohet.

Kjo puna e vjedhjes, a u bë votimi elektronik në Vorë? Doli më i dobëti.

A e dini që PD ka fituar Vorën në vitin 2003 dhe ka qenë dominuese për katër mandate rresht? Me çfarë të drejte një parti që ka 4 mandate që e qeveris, e nxjerr të tretën dhe me rezultat qesharak?!”, tha ndër të tjera Fevziu.


Shtuar 7.03.2022 21:48