Twitter u ka vendosur etiketën se bashkëpunojnë me qeverinë disa mediave të njohura në Serbi.
Kompania vendimin e ka marrë më 17 gusht, ku i ka shenjëzuar mediat e caktuara që bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë. Etiketa qëndron në llogaritë zyrtare të atyre mediave.
Nuk ka munguar edhe reagimi i Vuçiç për këtë çështje. Ai ka thënë se nëse mediat e vendit nuk bashkëpunojnë me të, skanë pse bashkëpunojnë as me të tjerët, pasi sipas tij ata janë hajdutë e kriminel.
Vuçiç shton se nuk e ka problem nëse Twitter i bllokon llogarinë. Kreu i shtetit serb tha se nëse kjo do të ndodhë atëherë ai do të bëhet një Trump i dytë, pasi kujtojmë se edhe këtij të fundit iu bllokuan llogaritë në rrjetet sociale./albeu.com/