“Të kam lënduar”/ Përqafimi midis Labit dhe Dafinës që i dha fund konfliktit, ja çfarë i bashkoi figurat e njohura… (FOTO)

Në një industri ku konfliktet personale shpesh zmadhohen dhe bëhen publike, rikthimet e papritura janë ato që tërheqin më shumë vëmendje.

Kështu ndodhi edhe me raportin mes moderatorit të njohur nga Kosova, Labit dhe këngëtares Dafina Zeqiri, për të cilin prej kohësh mendohej se ishte ftohur përfundimisht.

Megjithatë, muaji dhjetor solli një surprizë të bukur.
Dafina ishte e pranishme në festimin e 25-vjetorit të karrierës së Labit, një mbrëmje e mbushur me emocione.

“Të kam lëndu”, janë fjalët që Labi i tha asaj duke i dhënë një përqafim të ngrohtë.

Kujtojmë që më herët, në muajin prill të vitit të kaluar, Labi e etiketoi Dafinën si “mosmirënjohëse” pasi nuk u ftua në ditëlindjen e saj, pavarësisht mbështetjes shumë vjeçare, ndërsa këngëtarja reagoi duke e thumbuar përmes një postimi në rrjete sociale.


Shtuar 5.01.2026 16:42