Në spektaklin e së shtunës u diskutua një moment që lidhej me një koment të Mateos për çarçafët e Brikenës që kishte ndotur.
Pas transmetimit të klipit, ku banorët e tjerë gjithashtu dhanë komentet e tyre, fjalën e mori Brikena, e cila përmendi edhe ish-banoren e Big Brother VIP, Armelën.
Të lidhura
None found
“Kur ka qenë Armela, kemi qenë në një Prime të dyja me fustan të shkurtër, e kemi pas krejt trupin me grim. Kemi shkuar bashkë, i dhashë dhe rroba të miat se nuk i kishte ardhur valixhja, dhe kemi shkuar për t’u larë”, u shpreh ajo.
“Kishte vetëm ujë të ftohtë, pritëm dhe pastaj thamë po veshim një palë pizhame dhe në mëngjes me u la. Të nesërmen i ndërrova çarçafët”, deklaroi mes tjerash.
Pas këtij momenti, ka reaguar edhe Armela përmes një postimi në Instastory.
“E para e punës, mua më kanë ardhur valixhet po atë natë. E dyta unë jam larë çdo natë, edhe me ujë të ftohtë disa herë madje. Dhe ta kam përmendur që ti nuk lahesh mbrapa Prime por vetëm në mëngjes për vëmendjen e kamerave (sepse në mëngjes sapo zgjohemi nuk debaton njeri dhe kamerat kapin pamje të tjera). E treta ti nuk ke pasur rroba për mua, unë kam pasur rroba për ty. Ti kam dhënë dhe nuk i mora kurrë mbrapsht”, tha ajo.
“Gocat e dinë shumë mirë që unë më parë të jepja rroba se sa të kërkoja sepse e kam bezdi të kërkoj. Dhe e fundit, si mund ti kem lyer unë këmbët me grim kur nuk kam nevojë? Dhe mirë kjo, por unë kur nuk lija të tjerët të më shtriheshin në krevat, sipas teje u futa vet pa u larë në çarçafe ashtu? Kështu është kur do me u shtir gjithë kohën dhe pastaj nuk mban mend gënjeshtrat”.

“Nuk doja ta komentoja më këtë vajzë sepse më vjen keq për të, por ndonjëherë është e pamundur”, përfundon postimin ish-banorja.
