“Të isha pjesë e Chelsea ishte nderi i jetës sime”, Abramovich letër tifozëve të Chelsea

Tashmë ish-pronari i Chelsea, Roman Abramovich, i ka shkruar një letër lamtumire tifozëve të klubit, të cilën e shiti pas 19 vitesh në detyrë. Kujtojmë se sot përfundoi zyrtarisht shitja e Chelsea biznesmni Todd Boehley.

“Të jesh pjesë e Chelsea ka qenë nderi i jetës sime. Do të doja të falënderoja tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë lojtarët aktualë dhe të dikurshëm për kontributin që kanë dhënë në suksesin e klubit”, ka shkruar Abramovich.

Kujtojmë se gjatë sundimit të Abramovich, Chelsea fitoi pesë tituj në Premier League dhe dy Champions League. /h.ll/albeu.com


Shtuar 28.05.2022 15:55