“Të hënën pa makina, ose 3 ditë mos shkojmë fare në punë”, propozimi i papritur i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët dhe administrata duhet të kursejë sa më shumë të mundet naftën dhe energjinë elektrike pasi paralajmëroi se e gjithë bota mund të përballet me një krizë të madhe.

Gjatë takimit me punonjës të transportit publik, Rama bën propozimin e papritur ku deklaroi se ditën e hënë po mendohet që mos lejohet qarkullimi i automjeteve jo për shkak ekologjike por për të kursyer sa më shumë naftë. Gjithashtu Rama theksoi se po mendohet që 3 ditë punonjësit mos shkojnë fare në punë kjo jo për shkak të Covid por që të kursehet.

“Pashë që agjencia ndërkombëtare e energjisë, kishte dalë me një lajm të keq por që konfirmon atë që unë përmend disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket. Këtu rreziku me naftën apo me energjinë është mungesa. Pavarësisht se je i gatshëm ta blesh nuk e gjen.

Kemi menduar të kursejmë sa më shumë, pas ditës pushim të hënën po mendojmë ta bëjmë pa makina gradualisht , për të kursyer naftë jo për ekologji. Ose mund të flasim për 3 ditë mos shkojmë në punë, jo për shkak të kovidit por për shkak të kursimit të naftës”, u shpreh Rama.