Po të mos ishte për John Travolta, Tom Selleck mund të mos kishte kërcyer kurrë me Princeshë Dianën. Në një intervistë për Town & Country, aktori 79-vjeçar i serialit “Blue Bloods” rrëfeu një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij, të përfshirë edhe në kujtimet e tij “You Never Know”. Ai tregoi sesi përfundoi duke kërcyer me Princeshën e Uellsit gjatë një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985.
Në atë kohë, Selleck ndodhej në Hawaii për xhirimet e “Magnum, P.I.” dhe nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në event, derisa publicisti i tij e bindi: “Kjo është lista personale e të ftuarve të Princeshës Diana. Ka vetëm tre aktorë: ti, Clint Eastwood dhe John Travolta.”.
Selleck kujtoi se si ai dhe Eastwood u përpoqën të qëndronin në hije, ndërsa Travolta dhe Diana ndanin vallëzimin e tyre legjendar.
“Ata po kërcenin me energji të madhe, dhe të gjithë të tjerët ndaluan për t’i parë. U formua një rreth afër tyre, me duartrokitje,” – shkruan aktori sipas USA Today. Por kur çifti filloi një vallëzim të dytë, një grua britanike iu afrua Selleck dhe i kërkoi të ndërhynte: “Z. Selleck, duhet të ndërhyni dhe ta zëvendësoni atë,” – i kishte thënë ajo.
Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk do ta ndërpres John Travoltën,” – kujtoi aktori me humor. Në fund, Diana pranoi të kërcente edhe me Selleck, i cili e përshkroi si “të mrekullueshme, me një ndrojtje të natyrshme, por shumë të sjellshme”. “E tëra që mund të bëja ishte një hap i shkurtër si në vallëzimet e shkollës së mesme,” – tha ai me të qeshur. “Nuk doja të zhytesha me Princeshën Di! Por ajo ishte shumë e sjellshme. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.”. Ndërkohë, gjatë së njëjtës mbrëmje, gruaja e aktorit kërcente me Princin Charles, tashmë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
