Monedha europiane është aktualisht në treguesit minimal historik në raport me lekun duke zbritur në kufirin e pak më shumë se 110 lekëve për një euro.
Banka e Shqipërisë bën me dije se sot, një euro është këmbyer me 110.19 lekë, si kurrë më parë që prej fillimit të përdorimit të kësaj monedhe. Ky konsiderohet edhe si kufiri psikologjik i euros në raport me lekun teksa vërtitet në këto shifra gjatë javëve të fundit.
Mbetet për t’u parë se ëfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por kjo situatë ka dëmtuar rëndë eksportet, kurse vendi është kthyer në një lavatriëe të madhe pastrimi parash.
Me fillimin e sezonit veror si edhe futjen e më shumë emigrantëve, gjasat janë të pakta që euro të forcohet në raport me lekun teksa tregu është i përmbytur tashmë nga monedha europiane. /albeu.com