Administrata e Kuvendit, ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT. Mësohet se e-mailet e administratë dhe të deputetëve, janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.
Grupi i hakerave pretendon se ka në posedim të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

