“Të gjendet kush e vendosi armën”, Çuçi i përgjigjet babait të Klodian Rashës

Ditën e djeshme, në përvjetorin e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, babai i tij, Qazimi, ka kërkuar nga shteti të gjejnë personin që ka vënë armën në vendin ku ai u ndërroi jetë pasi u qëllua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është përgjigjur Qazim Rashës duke thënë se hetimet vijojnë.

“E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të këtë mohuar një gjë të tillë.

Ka pasur hetim për ngjarjen, ku pjesa e parë jemi të gjithë të informuar që është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj që vendimet përfundimtare pas të gjitha hallkave të sistemit do të përfundojnë me dënimin e policit. Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, dhe brenda policisë dhe në momentin që do të kemi një rezultat konkret do të bëhet publike” tha Çuçi./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 10:04