Të është bërë mjekra si mua, Rama “kapet” me Benet Becin: Brenda muajit tetor dua…

Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve, duke theksuar se ende mungojnë hartat e disa bashkive.

Gjatë një takimi me kryetaret e bashkive, Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme.

Kryeministri përmendi edhe disa bashki të djatha që nuk kanë dorëzuar ende hartat, ku sipas tij, vonesat tregojnë se mungesa e efikasitetit nuk varet nga bindjet politike.

“Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë”, tha ai, duke bërë thirrje që brenda muajit tetor të përfundojë dorëzimi i hartave të paketës së maleve.

Rama: Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër.

Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.

Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat.


Shtuar 23.10.2025 14:05