Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetar të PD-së dhe përmes një postimi në Facebook, kandidati Agron Shehaj u ka bërë thirrje demokratëve që kanë kartë anëtarësi dhe atyre që janë në listën e votuesve të parisë, të dalin dhe të votojnë.
Shehaj u bën thirrje të votojnë për ta kthyer PD-në në partinë që fiton.
“Të dashur demokratë,
Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.
Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’ju heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.
Koha kur mund t’ju quanin armik, t’ju përjashtonin apo t’ju hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike.
Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte #PartiaQëFiton”, shkruan Shehaj./albeu.com