te dhena Archives - Albeu.com

Në 40% të tyre nuk banon askush, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh
Sektori i ndërtimit në vendin tonë, është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush.

Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin, numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh, që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.

Burimet nga tregu pohojnë se një pjesë e madhe e banesave bosh, janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut, u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit.

Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira, janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit, lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit, po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve.

Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite.

Një popullsi më e vjetër në moshë, nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind.

Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind. /Monitor

The post Në 40% të tyre nuk banon askush, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut, lidere në rajon për konsumin e cigareve
Maqedonia e Veriut është ndër 10 vendet e para në botë sipas përqindjes sa i përket pirjes së duhanit dhe numrit të përgjithshëm të cigareve të pira në ditë për duhanpirës.

Të dhënat e analitikës tregojnë se përqindja e pirjes së duhanit në vend është 48.4%. Për krahasim në vendet evropiane, përqindja e pirjes së duhanit është shumë më e ulët – mesatarja e BE-së është 29%. Në Suedi është 8.7%, në Greqi dhe Bullgari 27%.

Analytica think tank së bashku me Universitetin e Illinois në Çikago në vitin 2020 kryen një anketë të madhe rajonale mbi konsumin e duhanit në vend dhe rajon. Ky është një nga studimet e para në Maqedoninë e Veriut që ofron informacion gjithëpërfshirës për përdorimin e duhanit, gjegjësisht cigareve.

“Analizat tregojnë se pothuajse gjysma e të rriturve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (48,4 për qind) aktualisht pijnë duhan. Përqindja e pirjes së duhanit është 57.9 për qind te meshkujt dhe 39.0 për qind te femrat”, shpjegon Tamara Mijović Spasova nga Analytica.

Ajo shtoi se RMV është lider në rajon për sa i përket konsumit të cigareve me çmimin më të ulët dhe shumë pak po bëhet për tejkalimin e problemit të duhanit, qoftë zgjidhje ligjore, rritje të akcizës apo fushata për ndërgjegjësimin e publikut.

Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i një pakete cigare në Maqedoninë e Veriut është 1.7 euro, në rajonin e Evropës Juglindore është rreth 2.1 euro, ndërsa niveli evropian është 4.9 euro, që konfirmon faktin se është vendi me çmimet më të ulta në rajon.

Taksimi i duhanit është një nga mjetet më efektive për reduktimin e konsumit të duhanit (rritja e akcizës rezulton në një ulje të konsumit të duhanit në të gjitha vendet e EJL) dhe do të rezultojë në një rritje të fortë të të ardhurave publike në buxhet.

Bojana Hristovska nga Analytika shpjegon se vetëm 11,9% e duhanpirësve kanë deklaruar se pirja e duhanit është e ndaluar në shtëpi (nuk pinë duhan në shtëpi), ndërsa 42,9% e jo duhanpirësve nuk pinë duhan në shtëpi. Shkalla më e lartë e ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit gjendet në bare, klube nate (73.6%) dhe restorante (44.2%)./INA

The post Maqedonia e Veriut, lidere në rajon për konsumin e cigareve appeared first on Albeu.com.

Cili është kombi që diskriminon më shumë shqiptarët?
Edhe pse janë fqinjët tanë dhe historia na lidh shumë me ta, shqiptarët ndihen më të diskriminuar nga populli grek. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, se cili nga popujt europianë është më diskriminues me emigrantët shqiptarë, 66.5% e tyre janë shprehur se janë grekët.

Me një diferencë të konsiderueshme nga grekët, lista vijon me anglezët me 13.3%, francezët me 7.3%, gjermanët me 4%, italianët me 3.5%, holandezët 1.3%, nordikët 1.2%, austriakët 1.1%, zviceranët 0.8%, belgët 0.6% dhe spanjollët 0.5%.

Ndërkohë, kur i pyesim cilët janë popujt më mikpritës ndaj shqiptarëve, vendin e parë e zënë italianët me 38.7%, pasuar nga gjermanët me 33.6%, grekët me 8.4%, anglezët me 5.1%, zviceranët 1.7%, francezët me 1.4%, belgët e spanjollët me 0.6%, holandezët 0.5% dhe nordikët 0.4%.

The post Cili është kombi që diskriminon më shumë shqiptarët? appeared first on Albeu.com.

KUJDES/ Rusia po mbledh të dhënat personale, ja cili është aplikacioni që i dërgon në Moskë
Një aplikacion i ri telefonik i cili u ofron përdoruesve një avatar dixhital pa pagesë, po bën fotografi me cilësi të njohjes së fytyrës dhe po i dërgon ato në Moskë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha brenda komunitetit të sigurisë kibernetike.

Ekspertët kanë bërë me dije se dhjetëra mijëra njerëz i kanë ngarkuar tashmë fotografitë e tyre në serverët e aplikacionit New Profile Pic në këmbim të avatarit falas. Megjithatë, shumë nuk janë në dijeni se kompania pas aplikacionit, Linerock Investments, është e bazuar në një kompleks apartamentesh me pamje nga lumi Moskë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe vetëm tre milje nga Sheshi i Kuq.

Jake Moore, Këshilltar Global i Sigurisë Kibernetike, ESET Internet Security tha për MailOnline se njerëzit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ngarkojnë fotografi ose të dhëna personale në një faqe interneti krejt të re.

“Ky aplikacion ka të ngjarë të jetë një mënyrë për të kapur fytyrat e njerëzve me rezolucion të lartë dhe unë do të vë në dyshim çdo aplikacion që dëshiron këtë sasi të dhënash, veçanërisht ai që është kryesisht i padëgjuar dhe me bazë në një vend tjetër”, tha ai.

Kompania që qëndron pas aplikacionit quhet Linerock Investments Ltd, sipas bazës së të dhënave të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues Offshore Leaks, është e regjistruar në Moskë.

Ajo ka një aksioner me bazë në Panama City, ndërsa një drejtori është me bazë në Rusi.

Në vitin 2017, një kompani me bazë në Shën Petersburg lëshoi FaceApp, e cila lejoi përdoruesit të ngarkonin një fotografi e cila do të plaket duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Një sfidë virale shkaktoi paralajmërime nga ekspertët e sigurisë për sasinë e të dhënave që aplikacioni po dërgonte në Rusi.

Sipas materialit promovues të aplikacionit të ri: ‘Bota rreth nesh është me ritme të shpejta dhe gjithmonë në zhvillim. Në këtë botë gjithnjë në ndryshim, pse t’i përmbaheni një fotografie profili në rrjetet tuaja sociale? Le të jetë ndryshe, gjithmonë e re dhe… e krijuar nga Inteligjenca Artificiale!

Aplikacioni NeëProfilePic ju lejon të ndryshoni stilin e imazhit të përdoruesit sa herë të dëshironi. Guxoni të jeni ndryshe, me një foto profili që pasqyron gjendjen shpirtërore ose gjendjen tuaj aktuale. Lërini përshtypje miqve tuaj në rrjetet sociale dhe mbajini të interesuar për atë që do të vijë më pas! ;)”.

Duke rënë dakord të shkarkojnë aplikacionin, përdoruesit janë të gatshëm të ndajnë vendndodhjen e tyre, detaje rreth pajisjes që përdorin si dhe fotografi të tjera në burimet e tyre të mediave sociale.

Politika e të dhënave e kompanisë është e qartë se “ne mbledhim informacione të caktuara personale që ju na jepni vullnetarisht. Ne mbledhim emrin tuaj, adresën e emailit, emrin e përdoruesit, informacionin e rrjetit social dhe informacione të tjera që jepni kur regjistroheni”.

Ata gjithashtu mbledhin të dhëna për përdoruesit nga kompani të tjera dhe i kombinojnë ato me dosjen e tyre.

Firma gjithashtu mbledh adresën IP, llojin dhe cilësimet e shfletuesit nga një kompjuter ose të dhënat e pajisjes nga një celular.

Aplikacioni ofron teknologjinë më të fundit të AI dhe një ‘koleksion të përditësuar vazhdimisht të stileve të mahnitshme.

Duke shpjeguar se si funksionon teknologjia, zhvilluesit e aplikacionit thanë: ‘Sa herë që zgjidhni një efekt që përfshin manipulime të fytyrës, ne përdorim teknologji të veçanta të njohjes së fytyrës për të zbuluar një foto; gjeni pikat kyçe të kërkuara të fytyrës dhe aplikoni efektin në foton tuaj./albeu.com

The post KUJDES/ Rusia po mbledh të dhënat personale, ja cili është aplikacioni që i dërgon në Moskë appeared first on Albeu.com.

TikTok ndan të dhënat tuaja më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale
Dy nga aplikacionet tuaja të mediave sociale mund të mbledhin shumë të dhëna për ju, dhe mund të mos ju pëlqejë ajo që njëri prej tyre po bën me to.

Kjo është sipas një studimi të fundit, të publikuar muajin e kaluar nga kompania e marketingut celular URL Genius, e cila zbuloi se YouTube dhe TikTok gjurmojnë të dhënat personale të përdoruesve më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale, shkruan cnbc.com.

Studimi zbuloi se YouTube, i cili është në pronësi të Google, kryesisht mbledh të dhënat tuaja personale për qëllimet e veta, si gjurmimi i historisë suaj të kërkimit në internet, apo edhe vendndodhjes suaj, për t’ju shërbyer me reklama përkatëse.

Por TikTok, i cili është në pronësi të gjigantit kinez të teknologjisë ByteDance, kryesisht lejon gjurmuesit e palëve të treta të mbledhin të dhënat tuaja – dhe prej andej, është e vështirë të thuhet se çfarë ndodh me to.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, me gjurmuesit e palëve të treta, është në thelb e pamundur të dihet se kush po gjurmon të dhënat tuaja ose çfarë informacioni ata po mbledhin, nga cilat postime ndërveproni – dhe sa kohë shpenzoni për secilin – te vendndodhja juaj fizike dhe çdo informacion tjetër personal që ndani me aplikacionin.

Madje, gjurmuesit e palëve të treta mund të gjurmojnë aktivitetin tuaj në sajte të tjera edhe pasi të dilni nga aplikacioni.

Për të kryer studimin, URL Genius përdori funksionin Record App Activity nga iOS i Apple për të numëruar se sa domene të ndryshme ndjekin aktivitetin e një përdoruesi në 10 aplikacione të ndryshme të mediave sociale – YouTube, TikTok, Twitter, Telegram, LinkedIn, Instagram, Facebook, Snapchat, Messenger dhe Whatsapp – gjatë një vizite, para se të hyni në llogarinë tuaj.

YouTube dhe TikTok kryesuan aplikacionet e tjera me 14 kontakte rrjeti secili, dukshëm më i lartë se numri mesatar i studimit prej gjashtë kontaktesh rrjeti për aplikacion.

Këto shifra janë të gjitha ndoshta më të larta për përdoruesit që janë regjistruar në llogari në ato aplikacione, vuri në dukje studimi.

Në shkrimin e publikuar në cnbc.com, dhjetë nga gjurmuesit e YouTube ishin kontakte të rrjetit të palës së parë, që do të thotë se platforma po gjurmonte aktivitetin e përdoruesve për qëllimet e veta, përcjell Telegrafi.

Katër nga kontaktet ishin nga domenet e palëve të treta, që do të thotë se platforma sociale po lejonte një pjesë të vogël të palëve të jashtme misterioze të mblidhnin informacione dhe të gjurmonin aktivitetin e përdoruesve.

Ndërsa për TikTok, rezultatet ishin edhe më misterioze: 13 nga 14 kontaktet e rrjetit në aplikacionin e njohur të mediave sociale ishin nga palë të treta.

Sipas studimit, gjurmimi nga palët e treta ka ndodhur edhe kur përdoruesit nuk kanë zgjedhur të lejojnë gjurmimin në cilësimet e secilit aplikacion.

“Konsumatorët aktualisht nuk janë në gjendje të shohin se çfarë të dhënash ndahen me rrjetet e palëve të treta, ose se si do të përdoren të dhënat e tyre”, shkruajnë autorët e raportit.

Në tetor, Wired publikoi një udhëzues se si TikTok gjurmon të dhënat e përdoruesve, duke përfshirë vendndodhjen tuaj, historikun e kërkimit, adresën IP, videot që shikoni dhe sa kohë kaloni duke i parë ato.

Sipas atij udhëzuesi, TikTok mund të “përmbledhë” karakteristikat personale nga mosha juaj deri në gjininë tuaj bazuar në informacionet e tjera që mbledh.

Google dhe faqet e tjera bëjnë të njëjtën gjë, një praktikë e quajtur “inferred demographics.”

Ndryshe, TikTok ka qenë subjekt i kritikave në të kaluarën për mënyrën se si kompania mbledh dhe përdor të dhëna, veçanërisht nga përdoruesit më të rinj, duke përfshirë pretendimet se kompania ka transferuar disa të dhëna private të përdoruesve në serverët kinezë.

Siç vuri në dukje CNBC vitin e kaluar, politika e privatësisë së TikTok thotë se aplikacioni mund të ndajë të dhënat e përdoruesit me kompaninë e tij mëmë kineze, megjithëse pretendon se përdor masa sigurie për të “mbrojtur të dhënat e ndjeshme të përdoruesit”.

Në vitin 2020, presidenti i atëhershëm Donald Trump u përpoq të ndalonte TikTok në SHBA për shqetësimet në lidhje me politikat e sigurisë së të dhënave të aplikacionit, përpara se presidenti aktual Joe Biden të tërhiqej nga këto kërcënime dhe të urdhëronte një rishikim të kërcënimeve të mundshme të sigurisë të paraqitura nga aplikacionet në pronësi të huaj.

Sidoqoftë, as TikTok dhe as YouTube nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së CNBC për koment.

The post TikTok ndan të dhënat tuaja më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale appeared first on Albeu.com.

Si të kontrollojmë se cilat aplikacione kanë marrë të dhënat tona në Facebook? Këto janë dy mënyrat
Shumë përdorues të Facebook kur futen në aplikacione ndodhen shpesh para alternativës për tu loguar nëpërmjet Facebook apo nëpërmjet krijimit të një llogarie të re.

Sigurisht që shumica zgjedh të logohet nga Facebook duke mos humbur kohë për regjistrim dhe për të evituar harrimin e fjalëkalimit.

Pas historisë së Cambridge Analytica, ku Mendohet se janë vjedhur të dhëna nga mbi 50 milionë përdorues për qëllime fushate zgjedhore, përdoruesit e Facebook kanë filluar të shqetësohen për të dhënat dhe privatësinë e tyre dhe gjithashtu për aplikacionet e tjera.

Më poshtë ndodhet një guidë e shkurtër se si të kontrollojmë aplikacionet  të cilëve u kemi dhënë akses mbi të dhënat tona.

Nëse e kontrollojmë nga smartphone

Mjafton të futemi në aplikacion dhe të klikojmë në ikonën me tre viza horizontale e cila ndodhet poshtë djathtas. Më pas në Settings do të zgjidhni Account Settings/Apps/Logged in with Facebook. Aty do të shfaqen të gjithë aplikacionet për të cilat keni dhënë akses tek të dhënat personale. Duke klikuar mbi çdo aplikacion, ju jepet mundësia ta fshini atë ose të shihni se çfarë informacioni ka ky aplikacion mbi ty.

Nëse e kontrollojmë nga kompjuteri

E njëjta gjë ndodh nëse e hapim nga PC. Duke u loguar në Facebook dhe klikuar mbi shigjetën me kokë poshtë që ndodhet në të djathtë sipër, mund të zgjedhim Settings/App dhe do ju shfaqet lista e aplikacioneve.

Në përgjithësi, të gjithë aplikacionet tek të cilat është përdorur profili i Facebook si mjet logimi, kanë disa të dhëna të detyrueshme që marrin si psh emër, mbiemër, foto e profilit, foton e kopertinës, gjininë, adresën e e-mail etj.

Diçka tjetër për tu pasur kujdes kur fshijmë një aplikacion nga lista, është mesazhi që na shfaqet i cili shpreh se të dhënat mund të ruhen në aplikacion edhe pasi janë hequr nga Facebook. Në këtë rast do ju duhet të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për të hequr nga databaza të dhënat.

The post Si të kontrollojmë se cilat aplikacione kanë marrë të dhënat tona në Facebook? Këto janë dy mënyrat appeared first on Albeu.com.

Europoli urdhërohet të fshijë të dhënat që nuk lidhen me krime
Agjencia e Bashkimit Evropian për krim (Europol) është urdhëruar nga një institucion i BE-së për mbrojtjen e të dhënave, që të fshijë informacionet e lidhura me personat që dëshmohet se nuk kanë lidhje me krime.

Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave tha më 10 janar se Europol është njoftuar me këtë vendim më 3 janar, pas një hetimi që kishte nisur në vitin 2019.

Si pjesë e këtij hetimi, ky mbikëqyrës e kishte qortuar Europolin dy vjet më parë “për ruajtjen e vazhdueshme” të të dhënave të shumta “që përbëjnë rrezik për të drejtat themelore të individëve”.

Po ashtu u tha se Europoli që atëherë ka ndërmarrë disa masa, por nuk ka plotësuar kërkesën që të vendosë një afat të përshtatshëm kohor për ruajtjen e të dhënave.

“Kjo nënkupton që Europoli po i mbante këto të dhëna më gjatë sesa ishte e nevojshme”, tha Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ky institucion tha se vendosi një periudhë gjashtëmujore për vlerësimin e grupeve të reja të të dhënave për të përcaktuar nëse ato të dhëna duhet të ruhen.

“Një periudhë gjashtëmujore për analiza paraprake dhe filtrimin e grupeve të mëdha të të dhënave do t’i mundësonte Europolit që të përmbushë kërkesat operacioneve të shteteve anëtare të BE-së që mbështeten në ndihmën teknike dhe analitike nga Europoli, duke minimizuar rreziqet për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, tha Wojciech Wiewiorowski, mbikëqyrës në institucionin për mbrojtjen e të dhënave.

Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave nuk tregoi se sa të dhëna aktualisht ruhen nga Europoli./rel

The post Europoli urdhërohet të fshijë të dhënat që nuk lidhen me krime appeared first on Albeu.com.

Tjetër skandal me të dhënat private, del në qarkullim lista me rrogat e qytetarëve
Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogen, që po shpërndahet në Whatsapp.

Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën e posedon edhe Opinion.al, por sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë, kjo listë nuk do të publikohet nga ana jonë./Opinion.al

The post Tjetër skandal me të dhënat private, del në qarkullim lista me rrogat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Shkelet siguria e Volvos, vidhen disa të dhëna
Volvo Cars po heton një shkelje të sigurisë kibernetike dhe vjedhje të një sasie të kufizuar të të dhënave të kërkimit dhe zhvillimit të kompanisë. Shkelja e të dhënave u raportua të premten nga vetë prodhuesi suedez i automjeteve.

Kompania tha se një nga depot e saj të skedarëve ishte aksesuar ilegalisht nga një palë e tretë.

“Hetimet kanë zbuluar se një sasi e kufizuar e pronës së R&D të kompanisë është vjedhur gjatë ndërhyrjes”, tha kompania në një deklaratë të premten, raporton techcrunch.

Pavarësisht sasisë së kufizuar, mund të ketë një ndikim në funksionimin e kompanisë, tha Volvo Cars, pa dhënë më shumë detaje mbi madhësinë e shkeljes apo se çfarë është vjedhur.

Një zëdhënës i Volvos refuzoi gjithashtu të jepte më shumë informacione.

Kompania po punon me një studiues të pavarur të palës së tretë për të hetuar këtë vjedhje.

Volvo tha se zbatoi kundërmasa sigurie, duke përfshirë hapa për të parandaluar aksesin e mëtejshëm në pronën e saj, si dhe njoftoi autoritetet përkatëse pasi zbuloi aksesin e paautorizuar.

Duket se vjedhja synonte të dhënat e R&D të kompanisë, dhe jo informacionin e klientit.

The post Shkelet siguria e Volvos, vidhen disa të dhëna appeared first on Albeu.com.

Gjendet në koshin e spitalit laptopi, që përmban të dhënat e takimeve për vaksinim
Një laptop që përmbante, ndër të tjera, takime për vaksinat kundër koronavirusit, është vjeshur nga spitali “Elena Venizelou” në Greqi.

Në mëngjes, mjeku përgjegjës i qendrës së vaksinimit zbuloi se laptopi i qendrës së vaksinimit mungonte në zyrën e tij në klinikën e patologjisë.

Ai njoftoi autoritetet e spitalit, u krye një kontroll dhe më në fund kompjuteri u gjet në një kosh brenda një qese me sëmundje infektive në klinikën e patologjisë.

Ndërsa menjëherë u njotua policia, por nuk dihet ende se si përfundoi laptop-i aty.

The post Gjendet në koshin e spitalit laptopi, që përmban të dhënat e takimeve për vaksinim appeared first on Albeu.com.