Të arrestuar nga SPAK, publikohen fotot e dy prej anëtarëve të grupit kriminal

Personat që shikoni në foton e mëposhtme,  janë, Marvin Bushati dhe Agim Nina, dy prej anëtarëve të grupit kriminal, të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK.

Sipas informacioneve, Bushati dhe Nina, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit bisedonin përmes aplikacionit “SKY ECC”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.

Emrat e personave të arrestuar:

1-Marvin Genci Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Myslym Qaja

4-Gazmir Xhemali Rraja

5-Perparim Kadri Rraja

6-Rexhep Xhelal Rraja.

Në kërkim janë:

1. Ervis Shuli

2. Bujar Sefa

3. Hajdar Sefa

4. Vildan Baroku

Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:

1. Islam Sefës

2. Aldo Gjinit

3. Jani Çavos.

Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

 


Shtuar 10.12.2025 14:52