“Tayota Yaris”, Balla: Basha të kallëzojë penalisht Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të kallëzojë penalisht Sali Berishën. Ish-kryeministrri deklaroi disa ditë më parë se Basha dhe Balla ndanë 1.5 milion eurot e kapura në “Toyota Yaris”.

“Unë i kërkoj zotit Basha ta kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu t’jua thotë ju,” deklaroi Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.


Shtuar 2.12.2021 12:41