Taulant Balla zbulon “pa dashje” datën e zgjedhjeve të 2025-ës

Këtë të enjte, në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, teksa po diskutohej lidhur me ligjin për Urdhrin e Mjekut, ai ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025.

Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 Maj.

“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ua kemi borxh qytetarëve. Në 4 Maj apo 11 Maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.

Megjithatë, data zyrtare e datës së Zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të dekretohet nga Presidenti Bajram Begaj, gjatë muajit Tetor kur edhe parashikohet afati Kushtetues.


Shtuar 12.09.2024 14:32