“Tapë” në timon, shoferi i Benz-it përplas dy makinat e bankës në qendër të Beratit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qendër të qytetit të Beratit.

Një makinë tip Benz është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

Mësohet se shoferi i Benzik ka qenë nën efektin e alkoolit.

Pas përplasjes së fuqishme që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimtarë të shumtë./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 16:06