Një 28-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi shkaktoi aksident, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I riu ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.