Tanke, raketa e helikopterë: Si u “blindua” Shqipëria nga armatimi amerikan (FOTO LAJM)

Ambasada Amerikane ka publikuar disa foto në profilin e saj në “Facebook”, të shkëputura nga stërvitja DefenderEurope21 e cila do vazhdojë përgjatë dy javëve të ardhshme.

Ambasada shkruan se kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.


Shtuar 27.05.2021 13:11