“Tangentopoli që kërkon Manipuliti”, Basha bën krahasimin epik për skandalin e pagave (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulaim Basha, është shprehur se skandali i pagave nuk është thjesht një çështje teknike siç e parashtron Rama, por sipas tij është një çështje ligjore dhe penale.

Sipas Bashës, Rama ka përdorur të dhënat e shqiptarëve për të blerë e vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjithashtu Basha shton se kjo që po ndodh sot në Shqipëri është e ngjashme me atë që ka ndodhur vite më parë në Itali, ky gjysma e qeverisë ishte e lidhur me krimin e organizuar.

“Kjo nuk është çështje teknike, është ligjore, është penale, është pjesë e skëmës së patronazhimit për blerjen e mandatit të tretë. Burimi i cdo të keqe është blerja e votës. Ky skandal lidhet me një skandal tjetër më të madh, me atë të inceneratorëve dhe ajo që i bashkon është Edi Rama. Koka nuk është Lefter Koka, por Edi Rama. Nëse SPAK do të hetojë me seriozitet do të prangosë gjysmën e qeverisë aktuale. Kjo është një Tangentopoli si ajo që ndodhi në Itali dhe që shteti ju përgjigj me një Manipuliti”, është shprehur Basha./albeu.com/