Presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi, thonë raportet, duke cituar zyrtarë afganë.
Mësohet se talebanët kanë arritur në periferi të Kabulit.
Zëvendëspresidenti Amrullah Saleh gjithashtu raportohet se ka ikur.
Ghani ka qenë në presion të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqjen pasi qytetet kryesore të Afganistanit kanë rënë nën kontrollin e militantëve talebanë gjatë 10 ditëve, shkruan BBC.