Talebanët: Forcat afgane u dorëzuan në aeroportin Kandahar

Talebanët thonë se, forcat e armatosura afgane janë dorëzuar në aeroportin Kandahar, raporton albeu.com.

Diku tjetër në Afganistan, talebanët kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se më në fund kanë thyer rezistencën në aeroportin Kandahar dhe se mijëra forca speciale afgane iu janë dorëzuar atyre.

Kujtojmë se, trupat ishin rrethuar nga luftëtarët talebanë gjatë tre ditëve të fundit.

Kandahar, e cila ndodhet në jug, është qyteti i dytë më i madh i vendit dhe ishte shtëpia e bazës ajrore Bagram, qendra e operacioneve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vend./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 09:52