Ditën e sotme, në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, do të ulet shqiptari Talat Xhaferi. Ai ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar në këtë shtet, i cili u votua dje në Kuvend me 65 vota pro, për qeverinë teknike me një mandat 100 ditor.
Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi, do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.
Politikani do të udhëheqë qeverinë teknike, deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, dhe të shtatat presidenciale më 24 prill.
Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.
Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, pati reagime edhe nga Tirana zyrtare.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, kryeministri Edi Rama, dhe politikanë të tjerë uruan kryeministrin e parë shqiptar, në Maqedoninë e Veriut.