Takimi me zyrtarët e BE-së/ Albana Vokshi: I informuam për përndjekjen e opozitës nga Rama

Pasi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të BE-së, deputetja e PD Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat, renditi çështjet për të cilat kanë informuar eurodeputetët.

Vokshi deklaroi se ka informuar zyrtarët e BE-së për shkeljën e Kushtetutës, mos organizimi i zgjedhjeve të lira, për korrupsionin galopant, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ajo u shpreh se do të përdorin të gjitha instrumentat që PE parashikon, për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme

“Ditë shume intensive takime të niveleve më të larta në PE. Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike, dhe i vumë në dijeni për situatën në vend përtej propagandës.

U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira që kur në pushtet erdhi Rama, për korrupsionin galopant, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.

U ndalën në sulmin e paprecedentë për shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare.

Do të përdorim të gjitha instrumentet që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme. Vota e lirë do të thotë demokraci”, u shpreh ajo.


Shtuar 24.10.2024 11:46