Takimi me Taulant Ballën? Basha: Ajo video është një montazh i shpifur, kërkojnë t’i shërbejnë Edi Ramës

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas videos së bërë publike mbrëmjen e kaluar në media, ku tregohej se ai kishte zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e grupit parlamentar socialist në fund të vitit 2022.

Në reagimin e tij Basha shkruan se ajo video ëhstë një motazh dhe shpifje, që ka për qëllit t’i fryjë përçarjes së demokratëve.

Siaps tij këto video i shërbejnë Edi Ramës, dhe tregojnë edhe njëherë se kush janë shërbëtorët e tij të vërtetë.

Postimi i Bashës:

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.


Shtuar 11.05.2023 14:35

Tags: , ,