Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Rama: Shqipëria sapo ka marrë përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me SHBA-të

Kryeministri Edi Rama është takuar në SHBA me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Ky takim vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Postimi i Edi Ramës:

?New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara?
?????


Shtuar 14.02.2022 22:27

Tags: , ,