Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka hapur takimin me punonjësit e bashkisë në sheshin Skënderbej. Ristani u shpreh gjatë fjalës së saj, se puna me Tiranën nuk ka përfunduar ende , ndërsa përmendi ndërtimin e shkollave të reja dhe ndërtimin e konvikteve në Qytet Studenti. Ajo gjithashtu i uroi kryeministrit Edi Rama rikthim të mbarë në skuadrën e bashkisë së Tiranës.
“Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit. Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biçikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.
Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani.
Pas arrestimit, kryebashkiaku Erion Veliaj i delegoi drejtimin e bashkisë nënkryetares, Anuela Ristani. Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.