Takimi me Olsi Bylykun, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je shumë e pacipë

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit. Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku. Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e “kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti. Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e pare.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mire.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.


Shtuar 9.04.2025 19:32

Tags: ,