Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe Ilir Alimemeti. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se nuk do që të komentojë gjëra që nuk janë serioze dhe sipas tij, një takim për kafe mes demokratësh nuk ka asgjë shqetësuese për PD.
“Unë besoj se kemi ardhur për bisedë serioz jo për të komentuar kafet që pinë kolegët çdo ditë. Secili prej nesh kur takohet me koleg, ka dhe biseda të caktuara. Salianji është anëtar i kryesisë ka të gjithë shansin për të diskutuar në kryesi. Alimemeti është drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD… Fokusi duhet të jetë te skandalet e qeverisë. Të bësh një lajm se kolegët pinë kafe nuk e di, ne te kafja e PD jemi çdo ditë”, tha Bardhi.
