Ambasada amerikane ka njoftuar takimin e kryeministrit Edi Rama me admiralin amerikan Stuart Munsch ditën e sotme. Ambasada shkruan se në takim u diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s.
Postimi i Plotë:
Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano.