Takimi i parë Rama-Begaj për 2023-in, kryeministri: Pritet ndryshimi i ambasadorëve

Kryeministri, Edi Rama, u takua parditen e sotme me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Ky është takimi i parë u dyshes për 2023-in.

Lexo edhe: Zgjedhjet vendore, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka zbuluar detaje nga diskutimi, duke treguar kështu pikat kryesore të bisedës me Begajn.

Për rrjedhojë Rama pohoi se takimi i fillimvitit me Begajn u bë për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.

Ky takim vjen një ditë pas diksutimeve 16 orëshe të kreut të qeverisë me kabinetin e tij.

/albeu.com/