Takimi i parë i eurodeputetëve në Greqi, pjesë edhe Fredi Beleri, mediat greke zbardhin detajet e fundit

Në takimin e parë të eurodeputetëve të partisë së Mitsotakis, ka marrë pjesë nëpërmjet nëpermjet nje video-konference dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili po ashtu është një prej të përzgjedhurve.

Mediat greke kanë zbardhur mbledhjen, ndërsa shkruajnë se Beleri, i cili qëndron prej 13 muajsh në burgjet shqiptare, ka siguruar një leje nga autoritetet shqiptare dhe ka marrë pjesë nëpërmjet një vidoe konference.

“Beleri njoftoi kolegët e tij për seancën e afërt të ankesës së tij, gjatë së cilës do të vendoset, siç tha ai, nëse ai do të lirohet menjëherë ose nëse do të jetë e nevojshme të presim edhe disa muaj”, shkuan Protothema.

Beleri është shprehur se mezi pret të shohë kolegët e tij nga afër, për të punuar së bashku për të mirën e vendit, pasi beson fort në potencialin e këtij Eurogrupi dhe Partisë Popullore Evropiane.

Në takim kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PPE Thanasis Bakolas dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Vlen të theksohet se më herët në punimet e zhvilluara në PPE, kryetarja e Eurogrupit, Eliza Vozeberg, kishte lexuar deklaratën e synimit të votimit të Belerit, me të cilën ai kishte mbështetur Manfred Weber si President të PPE dhe Vangelis Meimarakis si zëvendëspresident i tij.


Shtuar 19.06.2024 17:26