Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka mbërritur në kufij me Rusinë, ku është takuar me trupat e NATO-s në bazën ushtarake, Tapa në Estoni.
Jonson u ka thënë atyre se bota po gëzon paqe dhe siguri më të madhe pasi ata janë në vijën e parë të mbrojtjes kolektive perëndimore.
“Unë mendoj se ajo që po bëni është thelbësore për sigurinë e të gjitha kombeve tona, por edhe për vlerat tona – lirinë, demokracinë, kombet e pavarura sovrane”, u tha ai trupave të mbledhura.
“Kjo është ajo në të cilën ne besojmë, kjo është ajo për të cilën NATO mbështetet”, shtoi Jonson.
Në një udhëtim në Poloni, Johnson kishte komentuar heshtjen “e pashpjegueshme” të oligarkëve rusë me investimet në Mbretërinë e Bashkuar.
“Unë mendoj se heshtja e tyre është e pashpjegueshme dhe mendoj se njerëzit duhet të rriten dhe të denoncojnë këtë akt agresioni”, tha ai.
“Dhe ata oligarkë që kanë lidhje me regjimin e Putinit dhe që po përfitojnë nga shoqërimi i tyre me shtetin rus, ne do t’i ekspozojmë dhe zhvlerësojmë pasuritë e tyre”, tha Johnson./albeu.com/