Takimi bilateral Kurti -Scholz në Tiranë, qeveria e Kosovës: U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit

Gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të ​samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati takim bilateral me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kancelarin Scholz për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë Kosovës.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë”, tha Kurti.

Kurti e falënderoi Kancelarin edhe për ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.

U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kryeministri Kurti theksoi se  Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia.

Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.


Shtuar 16.10.2023 21:41