Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pasi të mbarojë lufta për rajonin lindor të Donbasit.
Lajmin e bëri të ditur të dielën këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
“Ukraina është gati për beteja të mëdha,” tha Podolyak në një fjalim televiziv.
“Ukraina duhet t’i fitojë betejat, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindje të Ukrainës./albeu.com/