Takim me pensionistët, Rama: Disa sharlatanë flasin për rritje të menjëhershme te pensioneve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë këtë të premte në turin e takimeve me pensionistët.

Gjatë fjalës së tij para të moshuarve Rama sulmoi mediat dhe gazetarët të cilët sipas tij thonë se “Rama” po tallet me pensionistët.

Jashtë sulmeve të tij nuk mbeti Sali Berisha dhe Ilir Meta, kryetari i PD në arrest shtëpie dhe kryetari PL në burg.

“Ne e kemi gjetur skemën e informalitetit me 200 kontribues dhe e kemi rritur me 800 kontribues. Skema që financon pensionet dhe garantonte 500 milionë euro sot që flasim mbledh 1.3 miliardë, por nuk mjafton se për të paguar na duhen 1.8 miliardë. Mes 1.3 dhe 1.8 eshtë një gjysmë miliardi që paguhet nga buxheti i shtetit për këto që janë, ndërkohë që kemi rritur bonusin e fundvitit, ndërkohë që ishte njëri që thoshte do t’ju japim një gjel për fundvit, kur ishin dy pensionistë në shtëpi merrnin 3 mijë lekë. Në klubet e natës televizive thuhet ja si u tall Rama, ju thanë do ju rrisim pensionet dhe jua rritën në 1.4 për qind, s’ka të bëjë për të rritur pensionet, por është indeksimi që qeveria e zbaton çdo vit dhe nuk del nga dëshira apo mundësia. Totali i indeksimeve që duket një gjë e vogël është 250 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit. Tani do të fillojmë rritjen e pensioneve, është kryeqëllimi i PS. Sot mund të flasim për mundësinë sepse edhe ky vit është me rritje të ardhurash, por duhet të vijojmë të jemi të vetëdijshëm por kur dalin ca sharlatanë që flasin për rritje të menjëherëshme, këta janë maskat e Sudes, maska të njohura dhe të panjohura. Fryma antishtet dhe anti e ardhme e Sudes qoftë kur shfaqen në kat të tetë, qoftë në majë maji mali me tuta”,-tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisej tha se në vitin 2013, që përkon me vitin kur PS erdhi në pushtet, u zhbë skema e pensionit prej 24 mijë lekësh. Ndër të tjera ai tha se PS gjeti në pushtet dhjetarë mijëra të moshuar pa pensione, për shkak se nuk kishin kontribuar.

“Faleminderit për praninë tuaj këtu. Dua ta nis nga arsyeja pse e bëjmë këtë diskutim sot? Nuk është bërë më parë dhe ju e dini shumë mirë se jeni të vëmendshëm ndaj jetës politike që më parë unë dhe ne asnjëherë nuk kemi bërë premtime për rritje pensionesh. Kemi thënë që qëllimi ynë është të rrisim pensionet, dhe qëllimi më i vështirë për tu arritur pasi mundësitë e ekonomisë kanë qenë më të vështira. Trashëgimia në fushën e pensioneve ka qene dramatike. Na është dashur kohë e gjatë për ju, por jo për mënyrën se si funksionon skema e pensioneve. Një skemë pensione e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Kishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht çfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit s’mund të merrnin më shumë se 24 mijë lekë në vitin 2013. Pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro. Pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione. Kjo pasi nuk kishin kontribuar. Nuk merrnin asnjë pension farë, nuk kishin asnjë lekë. Ne bëmë reformën duke bërë që tavani i atëhershëm të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh që marrin pensione edhe 40 mijë lekë të reja, për shkak të kontributeve. Me faktet nuk luftojmë dot. Në vendin tonë ka shpërthyer një lufte ngatë katërt anët. Faktet nuk janë opinione dhe prandaj thuhet që një skemë pensionesh është fatura e një gjenerate. Kostoja më e keqe është ajo që kanë paguar dhe paguajnë pensionistët.”, tha Rama.


Shtuar 1.11.2024 18:23