Tabaku takime në Hekal të Tiranës: PD do të mbështesë qytetarët që punojnë me nder pas 11 majit

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.

Gjatë vizitës, Tabaku vuri në dukje gjendjen e rënduar të infrastrukturës dhe mungesën totale të mbështetjes nga shteti.

Ajo theksoi se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, të cilat nuk kanë mbërritur kurrë në këtë zonë, fermerë si vëllezërit Sheshi, kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

“Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero”, u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se këto janë historitë e vërteta të shpresës dhe qëndresës në fshat.

Tabaku ka shprehur angazhimin se pas 11 majit, fokusi i Partisë Demokratike do të jetë te mbështetja konkrete për blegtorinë, bujqësinë dhe çdo qytetar që jeton dhe punon me ndershmëri në Shqipëri.


Shtuar 28.04.2025 15:16