“Tabaku bëri fushatën më intensive” – Berisha: Më vjen keq që Alimehmeti nuk do jetë në parlament! Nëse ai dëshiron mund të kandidojë për kryebashkiak

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në Log, News 24 lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një humbje të thellë.

Berisha u ndal te dy kandidatët e Tiranës, që morën më shumë vota nga PD, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.

Kryedemokrati theksoi se Tabaku bëri nga fushatat më intensive që mund të jetë bërë.

Sa i përket Ilir Alimehmetit, Berisha shpreh keqardhje që ai nuk do jetë në parlament, por shtoi në fund se nëse ai dëshiron mund të kandidojë në garën për kryebashkiak të Tiranës.

Berisha: Është deputetja më e votuar e PD. Nuk kam asnjë të dhënë për atë që thotë zonja Kalaja. Mendoj se çdo njeri, para se të bëjë akuzë, duhet të paraqesë fakte dhe dokumente. Di që Tabaku ka bërë një fushatë më intensive që mund të jenë bërë.

Them pakti që ata performuar në atë shkallë dëshmon reputacionin e tyre dhe ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që e ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm parlamentin.

Bëri një betejë më të egër për shkatërrimin e tyre. Metën e mban në burg si të burgosu politik për urrejtje. Mediun e ndjek për një akuzë që është gjykuar para 20 vjetësh. Hapet çështja me një gjykatëse si ajo që e ka vendin në burg.

Ky koalicion është bazuar në rekordet elektorale të këtyre partive. Idrizi ka pasur mbi 20 mijë vota. Meta ka pasur mbi 100 mijë vota.

Përpjekja e Ramës është që ti japë fundin këtyre partive, por unë nuk shikoj fundin.

Në farsa elektorale, ata që thonë s’duhet marrë pjesë kanë të drejtë. Kam deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje, por mospjesëmarrja është një rrugë dhune. Dhe ajo nuk është rruga e Partisë Demokratike. Nuk jemi parti dhune.

Ilir Alimehmeti mund ta vendosë vetë. Nëse ai do të dëshironte pa diskutim. Ai është këshilltar aty. Në këto zgjedhje ndahet me reputacion, ai e përcakton vetë, do apo nuk do.


Shtuar 20.05.2025 22:35