“Ta hëngsha zemrën”, Balla dhe Subashi e “djegin” me qytetarët e Fierit (VIDEO)

Socialistët dhe jo vetëm, janë përfshirë me të gjitha forcat në fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Të gjithë drejtuesit e qarqeve, deputetët si dhe kandidatët e 61 Bashkive në të gjithë vendin, po zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët për të siguruar sa më shumë vota.

@albeu.com “Ta hëngsha zemrën”, Balla dhe Subashi e “djegin” me qytetarët e Fierit #albeu #albeucom #taulantballa #partiasocialiste #zgjedhjet2023 #viral ♬ original sound – ALBEU


Ndërkohë që nuk mungojnë as festat mes të zgjedhurve nga populli dhe vetë popullit. Siç shihet edhe në videon e mësipërme drejtuesi i qarkut të Fierit Taulant Balla sëbashku me kryebashkiakun e Fierit njëherësh dhe kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Armando Subashi, janë përfshirë totalisht nën ritmin e muzikës.

“Vetëm përpara” është kënga që shoqron socialistët në këtë fushatë zgjedhore, e cila mesa duket ju ka hyrë në “gjak” deputetëve dhe kandidatëve, të cilët vallzojnë krahë për krahë qytetarëve sa herë që ka muzikë.

 


Shtuar 14.04.2023 16:27