Surpriza e Adisit për Fifin, për ҫfarë bëhet fjalë

Këngëtarja e njiohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raҫi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi, është surprizuar së fundmi nga partneri i saj, Adisi.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo u përball me dy mesazhe dashurie prej tij.

Mes lotëve, Fifi u shpreh e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e partnerit.

“Nuk ka mundësi, nëse kam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë ka qenë kur dikush me më dediku diçka, me më dediku diçka si kjo, sapo e mora. Unë jam shumë e lumtur që kam në jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit.

Faleminderit që më bëre nënë, faleminderit që je njeriu që m’i shkakton krejt llojet e emocioneve që ekzistojnë, i ke dy, tri sene që duhet me i ndryshu që ti i di shumë mirë, krejt jetën time do ta jap vetëm ty”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 18.12.2023 09:21