Super ushqimi për Faraonët

E quajtur “ushqimi i mbretërve”, molokhia dikur ishte e jashtëligjshme në Egjipt për shkak të efektit të saj afrodiziak, por sot është një nga bimët më të përdorura në kuzhinën egjiptiane, shkruan BBC.

“Është një ushqim i lehtë”, prandaj nënat egjiptiane i ushqejnë foshnjat e tyre me të pas ushqyerjes me gji”, sipas Emad Farag, një punonjës në The St. Regis Kairo.

Por kjo përzierje unike nuk është ushqim i zakonshëm për fëmijë. “Mo-lo-h-i-a” ka qenë dikur ushqimi i preferuarve i mbretërve” për shkak të fuqive të tij kurative. Me origjinë nga fjala mulukia, që do të thotë “ajo që i përket mbretërve”, sipas legjendës kjo është një supë shëruese e bërë nga bima molokhia, e cila ka shëruar një sundimtar egjiptian në shekullin e 10 -të.

Sot nuk ka asnjë dëshmi të një recetë gatimi nga egjiptianët e lashtë por ushqimi “ndodhet” në varret e tyre: i pikturuar në arkivol si një dëshmi për nivelin e sofistikuar të kuzhinës së tyre, raporton abcnews.al

Por kjo supë nuk cilësohet vetëm si ushqimi i preferuar i egjiptianëve, por një element kryesor i çdo kuzhine egjiptiane, pasi shumica e tyre e konsiderojnë molokhia si vakt emblematik të vendit. Ajo konsumohet në mbrëmje e shoqëruar me oriz, bukë ose mish.

Në qytetet bregdetare si Aleksandria, vendasit e konsumojnë molokhia me karkaleca. Ndërkohë, në zonat rurale të vendit, ajo shoqërohet me lepur, një mish i të privilegjuarve në Egjiptin e lashtë.

Nuk është një perime e shtrenjtë. Molokhia është për të gjitha shtresat dhe kushton vetëm dollarë. Molokhia është gjithashtu efektive për tretjen. Sipas një studimi i botuar në Journal of Ethnopharmacology gjethet e saj madje mund të parandalojnë inflamacionin e zorrëve dhe obezitetin.

“Molokhia gjithashtu përmban elementë antioksidantë, sipas nutricionistes Mai Amer. Molokhia rritet midis fushave të kallamit të sheqerit. Kjo është arsyeja pse prodhohet në jug të Egjiptit.

Ajo rritet nga muaji maj deri në gusht në më pak se 60 ditë. Dy metra e lartë dhe e gjelbër, Molokhia ishte një nga perimet e para që u prodhua si pjesë e projekteve bujqësore hidroponike nga komuniteti i Schaduf./abcnews.al


Shtuar 7.08.2021 12:31