Sulmuesi i kombëtares shqiptare firmos me klubin e Serie A

Ylber Ramadani do jetë lojtari më i ri i Lecces në Serie A. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbyllur marrëveshjen me Aberdeen, edhe pse kontrata mes tyre skadonte në 2025. Kanë qenë 1.2 milionë euro që kanë bindur skocezët për të hequr dorë nga shqiptari.

Veç kontratës tre vjeçare me të drejtë rinovimi, Ylberi do përfitojë edhe 500 mijë euro në sezon pagë. Kështu, një tjetër shqiptar i shtohet elitës së futbollit në Itali.

Ramadani do jetë pjesërisht pjesë e Aberdeen, pasi skocezët kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të tij. Lecce nuk ka qenë e vetme në garë për ish-mesfushorin e Partizanit, pasi për të interesohej edhe Verona. Mediet në Itali tregojnë se brenda pak ditësh Ramadani do prezantohet në ekipin e ri.


Shtuar 2.08.2023 21:42