Sulmoi me thikë grekun për një portofol, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit shqiptar: Më shtyu dhe e godita

Një 17-vjeçar shqiptar ka sulmuar me thikë një 18-vjeçar grek në Akropolis, Athinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur tre ditë më parë.

Sipas medieve greke shqiptari sulmoi me thikë 18-vjeçarin gjatë tentativës për ta grabitur atë në mes të rrugës. I plagosuri ndodhet ende në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori në burg. Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i shqiptarit.

“I vodha portofolin. Por ai më shtyu dhe unë e qëllova dy herë, një herë njëherë në qafë nëse e mbaj mend saktësisht” , është shprehur 17 vjeçari në momentin e arrestimit. Adoleshenti shqiptar ka rrëfyer në polici në detaj grabitjen .

“Pamë ca njerëz dhe vendosëm të vidhnim telefonat. Me pretekstin se doja një cigare, u afrova dhe ua kërkova. Kur shkuam më afër, i mora një dhe nxorra thikën që kisha në krahun e majtë, ia vura në bark dhe i kërkova celularin. I mora portofolin po ai më shtyu dhe e godita dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në qafë nëse e mbaj mend mirë” tha 17 vjeçari sipas dëshmisë botuar në ProtoThema, që tani përballet me akuzën për tentative vrasje./albeu.com/