Foto ilustruese
Policia në Japoni është në kërkim të një majmuni të egër që ka sulmuar 10 persona brenda dy javësh. Sulmet filluan më 8 korrik në rrethin Ogori të prefekturës Yamaguchi në jugperëndim të vendit.
“Isha duke pastruar me korrent kur dëgjova fëmijën tim duke qarë, kështu që u ktheva dhe pashë majmunin e kishte kapur nga këmbët ndërsa ajo po luante në dysheme. Dukej sikur po përpiqej ta tërhiqte jashtë”, tha nëna e foshnjës për mediat lokale. Fundjavën e kaluar, majmuni hapi derën e një apartamenti në katin e parë dhe gërvishti këmbën e një vajze katërvjeçare, duke e lënë atë me lëndime të lehta.
Majmuni, që thuhet se ishte 40-50 cm i gjatë, pushtoi gjithashtu një klasë të kopshtit që ishte afër shtëpisë së vajzës 4-vjeçare. Sipas raportimeve policia lokale është në gatishmëri të lartë, e cila ka vendosur disa kurthe për majmunin, duke paralajmëruar njerëzit që të mos i lënë dritaret hapur. Zyra e kryebashkiakut lokal ka shpërndarë fletushka duke u thënë banorëve vendas të jenë në vëzhgim, por që nga e marta, kafsha ishte ende e lirë, raporton The Guardian.
Vetëm në ishullin kryesor më verior të Hokkaido -s, numri i arinjve të parë u rrit në 2,197 vitin e kaluar, 381 më shumë se një vit më parë. Në vitin 2020, një ari i zi kaloi më shumë se 12 orë brenda një qendre tregtare në prefekturën Ishikaëa përpara se të qëllohej për vdekje nga një gjahtar lokal.