Sulmi terrorist në Bruksel, ndërpritet ndeshja Suedi-Belgjikë

Sot në mbrëmje një akt terrorist ka ndodhur në Bruksel, ku një person i armatosur ka lënë të vdekur disa tifozë suedezë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Pasi morën vesh lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatave përkatëse dhe autoritetet vendase, ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, tifozëve iu kërkua të qëndronte brenda stadiumit, për të mos acaruar një situatë tashmë delikate


Shtuar 16.10.2023 22:34